ANSA per studentet italiane: Nuk e kaloni testin? Studioni ne Shqiperi!
Rrjedhje “e trurit” drejt vendeve të huaja. Talente të rinj? Jo. Të dorëzuar nga mospranimi në fakultetet vendase, zgjedhin të diplomohen jashtë. Shqipëria dhe Rumania janë destinacionet e preferuara. Ky është përshkrimi bazik që një nga faqet e njohura mediatike italiane, ANSA publikon si fenomen në shkrimet opinionike të saj. Sipas këtij shkrimi të faktuar në dokumente dhe shkresa të ndryshme, bëhet e qartë se në dy shtetet e sipërpërmendura është tejet e thjeshtë të diplomohesh në degën ku dëshiron të studiosh. Jo vetëm kaq, përmes një shifre modeste në dy kryeqytetet e këtyre të shteteve, mundesh t’ia dalësh me nota fantastike.