Gjak ne faqe te pare nga Edmond Tupja
Jemi mësuar tashmë të lexojmë lajme vrasjesh makabre që në faqen e parë të gazetave, saqë ditën kur nuk do të ketë më të tilla, nuk do t’u besojmë syve kur t’u hedhim, te kioska e mëhallës, një shikim gazetave pa pikë gjaku, pikërisht në faqen e parë
Atëherë, ndonjëri nga ne madje mund edhe të zhgënjehet e të mendojë se gazetat pa gjak në faqen e parë kanë nisur të mos raportojnë më aq bujshëm për krimet e kryera: Si mund të rrijë shqiptari pa u vrarë me shqiptarin jo vetëm në Shqipëri, në të njëjtin qytet, në të njëjtën lagje, në të njëjtin fshat, brenda fisit, brenda familjes e brenda çiftit, por edhe nëpër botë? Si mund të mos shkruhet për krimet qysh në faqe të parë? (Arsyetim ky prej vampirësh virtualë).