SKANDALI/Nuk ka tekste per te verberit! Aktivistet: I prodhojme ne audio sipas kerkesave
Harrojini strategjitë, premtimet, politikat e qeverisë apo agjencive qeveritare. Situata në terren është komplet ndryshe! Pak para fillimi të vitit të ri shkollor, aktivistët për të drejtat e personave që nuk shikojnë venë alarmin për mungesën e teksteve në shkrimin Breil (Braille). Këto tekste janë e vetmja mënyrë dhe sistem që u mundëson fëmijëve që nuk shikojnë, apo kanë dëmtime në shikim, që të arsimohen.