Studentët protestojnë për te pestën herë kundër Reformës së Arsimit të Lartë (FOTO)
FOTO: Denis Tahiri
Sot është zhvilluar protesta e pestë e studentëve dhe pedagogëve kundër reformës së arsimit të lartë. Këtë herë, protesta është zhvendosur përpara zyrave të Kuvendit të Shqipërisë, pasi pritet që shumë shpejtë reforma të shqyrtohet në Komisionin e Medias dhe Arsimit.
Në njoftimet e bëra në rrjetet sociale, lëvizja Për Universitetin shkruan se këtë herë i janë drejtuar përfaqësuesve parlamentarë të popullit, për tu dhënë mundësinë që të guxojnë, si rrallëherë në jetën politike të vendit, të jenë në lartësinë e detyrës dhe interesit publik, duke dëgjuar kritikat dhe kërkesat e studentëve dhe duke e çuar reformën qeveritare aty ku i takon: në koshin e plehrave të historisë universitare.
“Mbi të gjitha u kërkojmë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ta kthejnë procesin e reformimit universitar aty ku duhet ta ketë zanafillën, në kuvendin e universitarëve të Shqipërisë, te trupa e pamasë studentore dhe pedagogjike që jeton dhe përpiqet për universitetin”, – thuhet në njoftim.
Ndalohet shpërndarja e fotove*