Bashkia i heq buken e gojes komunitetit rom
Bashkia e Tiranës përmes policisë bashkiake vazhdon të sekuestrojë mjetet e punës së komunitetit rom. Koalicioni Bashkë për Kujdesin Tërësor të Fëmijëve (BKTF), e denoncoi fenomenin dhe saktësoi se ka mëse 10 ditë që përfaqësues të ndryshëm nga komuniteti rom po përballen përsëri me sfidat e sistemit ku jetojmë.








