Cmenduria qe s’ka te sosur: tjeter krim ne familje
Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Një 26-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.
Manjola Koxhaj, sipas burimeve të policisë, është qëlluar në banesën private pranë zonës së ish-Kombinatit “Misto Mame” në periferi të kryeqytetit. Ajo është goditur shtatë herë me thikë nga i shoqi, Arben Koxhaj 43 vjeç, i cili rezulton të ketë qenë në gjendje të dehur.