Dhuna ndaj grave, Berisha: Numri i vrasjeve, sirenë alarmi
Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, janë përmbyllur dy javë intensive të ndërgjegjësimit të qytetarëve për dhunën në familje.
Një grup vullnetarësh, studentë të universiteteve të ndryshme të Tiranës prej datës 25 nëntor deri sot 10 dhjetor, kanë qenë aktiv në komunikim me persona që kanë qenë apo janë subjekt i dhunës, sikundër kanë shpërndarë materiale sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave, apo fëmijëve si target grupet më të ekspozuara ndaj dhunës në familje.