Korce, dhunon gruan ne muajin e 6 te shtatzanise
Një 30-vjeçare nga Korça në muajin e gjashtë të shtatzanisë është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Olsi Iljazi, i cili pas një sherri të momentit ka dhunuar gruan e tij 6-muajshe shtatzënë Rudina Iliazi. Gruaja është dërguar në materniteti e Korçës dhe sipas mjekëve gjinekologë gjendja shëndetësore e saj dhe e foshnjës është jashtë rrezikut për jetën.