Kush e shikon kete femije te njoftoje ne numrin: 0696629077
Nuk ka ende asnjë lajm për djalin 10-vjeçar të nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, i cili rezulton prej më shumë se një jave i zhdukur. Julian Çela është parë për herë të fundit në një qendër interneti në Laprakë. Babai i djalit e ka denoncuar zhdukjen e të birit prej një jave, por pas asnjë rezultati në kërkimet e policisë, ai ka shpërndarë në rrjetet sociale foton e tij dhe numrin e telefonit.