Nje krim i pazbardhur ne familje? 73 vjecari nga Burreli i shkruan Nishanit
Zef Lleshi, 73 vjeç, është matjani i parë që i drejtohet me letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, raporton sot Panorama qe zbardh me tej kete histori tragjike. Keshtu, ende pa marrë postin presidencial Nishani, i moshuari Lleshi i është drejtuar filialit të Postës Mat dhe ka nisur një letër për kreun e vendit. Ai i kërkon zbardhjen e ngjarjes së ndodhur 9 vite më parë, kur e bija 26-vjeçare humbi jetën e ekzekutuar, sipas tij, nga familja e bashkëshortit.