Te hetohen si bashkepunetore familjaret e babait qe hodhi foshnjen nga dritarja
Me poshte deklarata per shtyp e Pro LGBT:
Kemi ndjekur të shokuar historinë e raportuar në media të një qytetari që hodhi foshnjën e sapo lindur nga materniteti. Gjatë ditës së sotme jemi informuar edhe për motivet e mundshme por konstatojmë se sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me një krim që ka ardhur si pasojë e rrënjosjes në mentalitetin e shumë shqiptarëve të mendësisë sipas së cilës gruaja, nëna, e kushdo tjetër tjetër që është i pambrojtur, janë pronë e babait, burrit dhe akoma më keq: e familjes së burrit!