Tirane, emigranti divorcohet sepse… gruaja s’pinte duhan dhe alkool (!)
Emigranti nga Preza, bashkëshortja nga Vora. E paditura: “Më kërkonte që të dukesha grua moderne”
Nga Entela Resuli
Jemi mësuar me tipa burrash që kërkojnë nga gratë e tyre që ato të mos jenë “të hedhura”, të mbajnë kokën ulur në rrugë, të mos pinë cigare, alkool, etj. Për të mos folur për raste që, prej xhelozisë për një “vështrim” të nxituar, kalojnë në krime, nga ato qe cilesohen “krime per motive te dobta”.