Historia e vajzave te ngujuara, sipas USA Today
Vajzat e reja kanë qenë gjithmonë të përjashtuara nga Kanuni por kjo ndryshoi së fundmi me vrasjen e Marie Qukajt, shkruan USA Today, një gazetë e përdtishme amerikane në një reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri.
“Problemi është se njerëzit e sotëm po përdorim interpretime personale të Kanunit në atë mënyrë që ai t’u vijë për mbarë nevojave që kanë”, citohet të thotë Gjin Marku një drejtues i një komiteti të pajtimeve të gjaqeve.