Historia e vogelushit me tumor ne te dy syte – nje thirrje per ndihme
Nga Albi Greva
Ishte 14 dhjetor 2009 kur prinderit Marsida dhe Meti u gezuan me ardhjen ne jete te Fridis. Ata e mbanin ne krahe, e puthnin, e perkedhelnin e kujdeseshin per te, pa ditur e kuptuar problemin e tij shendetesor, pa ditur se ai vuante, edhe pse ishte nje bebe qe smund te tregonte per te. Te qarat e shpeshta apo grindjet pa shkak qe ne ditet, javet e muajt e pare te jetes te tij kishin shkak nje shpjegim te madh.