Mosha e mjerimit
Nga FATOS BAXHAKU
“Varfëria nuk paska moshë. Ajo ecën e qetë, e sigurt, gati-gati krenare përmes fateve të njerëzve që i ka mbërthyer një herë. Të paktën në lagjen “Gjeologu” të Bulqizës ndodh kështu. Vite më parë kishim njohur disa personazhe të vegjël, që e shtynin jetën në këmbë të një mali krejt të veçantë, të zi, që rrëshqet ngadalë drejt qytetit. Porsa rriteshin, shumica e tyre i kacavirreshin atij shpati të frikshëm me një kovë e një sqepar në dorë” shkruan Fatos Baxhaku në gazetën Shqip.