Nje vogelush humb jeten teksa operohej ne sy
Një vogëlush ka humbur jetën ndërsa po operohej në qendrën spitalore ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. 11 vjeçari D. A ka gjetur vdekjen ndërsa po operohej në atë që njihet si spitali francez në QSUT. Fëmija vuante nga rënia e qepallës dhe po operohej nën asistencën e mjekëve të huaj. Por ai humbi jetën gjatë operacionit dhe menjëherë familjarët e tij kanë depozituar një padi në polici.