Rikthehet per femijet Met Selimi
Rrëfimi për historiaime.al i klounit më të dashur për fëmijët, xhaxhi Meti, i cili tregon momentet më të bukura në skenë dhe rikthimin në Cirkun Kombëtarë. Premtimi? Asnjëherë nuk do të largohem nga fëmijët.
Personazhi i njohur për fëmijët “xhaxhi Meti” vjen në një rrëfim për karrierën e tij të gjatë në skenë dhe i njofton fëmijët se është kthyer në Cirkun Kombëtar të Tiranës. Met Selimi për herë të parë është ngjitur në skenë në moshën 7-vjeçare dhe që nga ai moment nuk i është ndarë më skenës.