Veprimtare te shoqerise civile denoncojne fjalimet kryeministrore neper shkolla
Aventura e kryeministrit nëpër shkollat nëntëvjeçare, ku s’e ka patur për gjë të denoncojë opozitën përballë nxënësve, është shock-uese në çdo pikëpamje. Nuk është vënë re ndonjë reagim kushedi se çfarë, por sot ish një intervistë e Edmond Dragotit, psikolog, i cili priste e kërkonte një angazhim më të madh të shoqërisë civile me synimin për ta shkurajuar Berishën në këtë çalltisje të paparë në ndonjë vend normal demokratik.