Al Jazeera bën dokumentar për gratë e Krushës së Vogël (video)
Mediumi ndërkombëtar Al Jazeera ka bërë një dokumentar për historinë e grave të Krushës të cilat kanë rindërtuar jetën, pasi shumë nga burrat e tyre u vranë në vitin 1999.
Sipas dëshmitarëve si Marte Prekpalaj, në Krushën e Vogël më 25 mars, 1999, u asgjësuan meshkujt e fshatit, në një nga incidentet më të dhunshme të luftës 16-mujore në Kosovë.
Mbi 100 burra, duke përfshirë edhe djem të ri të gjithë shqiptarë – u rrethuan dhe u vranë nga policia serbe në një bastisje, një ditë pas sulmeve të para ajrore të NATO-s . Tetëdhjetë e dy gra mbetën të veja dhe shumë fëmijë jetim.
Gratë u detyruan të largohen dhe të kërkojnë strehim në vendet fqinje, si qindra e mijëra të tjerë shqiptarë të Kosovës, deri në fund të luftës.
“Kur u kthyem, fshati ishte i panjohur. Çdo gjë u dogj dhe u desh ta rindërtonim”, ka thënë Akile Zylfiu për Al Jazeera , një nga gratë burrat e të cilëve u vranë.
Me dhimbjen e humbjes së burrave të tyre, gratë e Krushës së Vogël nisën një udhëtim të jashtëzakonshëm të fuqizimit dhe të rilindjes.
Gratë e Krushës tregojnë historinë e fuqishme drejt rindërtimit të shtëpive, bizneseve dhe jetës së tyre.
Ato vajtojnë humbjen e tyre dhe do të kujtojnë gjithmonë burrat dhe djemtë që kanë humbur. Por gratë pjesërisht kanë kapërcyer tragjedinë e tyre duke gjetur forcën për të rimarrë veten, të mbështetin njëra-tjetrën, të mbijetojnë dhe të kenë sukses./www.kosovalive360.com
Për më shumë shikoni dokumentarin më poshtë: