Angelina Jolie merr titullin “Dame Nderi” nga Mbreteresha e Anglise
Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta e II, i ka dorëzuar aktores së njohur Angelina Jolie, titullin “ Damë Nderi”, për punën e saj humanitare. Aktorja u nderua me këtë titull për kontributet e dhëna në luftën kundër dhunës seksuale, në zonat e luftës dhe për shërbimet që Jolie ka bërë në politikën e jashtme britanike.









