Disa pyetje per grate e ketij vendi
Në një njoftim për median, një organizatë që punon për të drejtat e fëmijëve, të grave, të të rinjve në politikë dhe për të drejtat e komunitetit LGBT (CRCA), bënte të ditur se sot, në ditën ndërkombëtare të gruas do të zhvillojë një manifestim para Kuvendit të Shqipërisë në mbështetje të kuotës me filozofinë “1 në 3 kandidat në listat politike, të jetë femër”. Kërkesa në fjalë, është e drejtë, por e pamjaftueshme.