Jeta eshte nje perralle e rrefyer nga nje idiot
Nga Artur Zheji
Koka e prerë e Ajshes u varros. Nuk dihet bashkë apo veç nga trupi. Ndërsa shpirti i saj akuzon të gjithë shoqërinë njëherësh. Kokë e Trup bashkë.
“Life is a tale, told by an idiot” (akti V, skena V, ‘Makbeth’, Shakespeare)
Dikur Hamleti monologonte me një kafkë. Sot mund të monologojmë me kokën e prerë të Ajshes.
Një 19-vjeçare e gjetur pa kokë. Një kokë e prerë nga një dashnor absurd 80-vjeçar. Ndërkohë që plot 30-vjeçarë ankohen për impotencë të parakohshme.
Jetojmë pra sot në një dimension që kjo thënie e thellë dhe e dhimbshme dhe kozmogonike disa qindra vjeçare tingëllon e sotshme, tingëllon e nesërme.
Për hakmarrje, për motive të dobëta, për motive pa motive dhe shkaqe çmendurake, njollat e gjakut dhe grahmat e vdekjes popullojnë skutat e shumta të jetës së fshehur shqiptare.