Ka ende qytetari ne Tirane, percillet nga qytetaret Aishja pas njoftimit spontan ne Facebook
Ashtu siç Historia-ime.com kishte njoftuar dje, nisma e sinqertë e një vajze në Facebook me emrin Alidea për të ndezur sot qirinj në përkujtim të Aishe Vatës, 18 vjeçares për të cilën familja ndaloi çdo ceremoni morti sapo mori vesh historinë e vërtetë, u bë realitet, si për të dëshmuar se në kulmin e degradimit moral të kësaj shoqërie ka ende qytetarë të cilët duan të reagojnë.