Kërkimi shkencor udhëhiqet nga gratë, Shqipëria e para në Evropë për numrin e studiueseve gra
 
			    	    Problematika e Arsimit dhe Kërkimit Shkencor mbetet një temë shumë e diskutuar e aktualitetit, ku pas protestës dy mujore të studentëve, në Universitete ende flitet për zgjidhjen e pikave të ngritura nga studentët, të cilat janë rezultat i mungesës së investimeve dhe vëmendjes ndër vite.
Përsa i përket fushës së kërkimit shkencor dhe studimeve doktorale, mungesa e investimeve në këtë fushë është evidentuar shpeshherë dhe nga vetë profesorët dhe akademikët e universiteteve të vendit, por pavarësisht kushteve të paplotësuara dhe vështirësive që mbart si proces, kërkimi shkencor duket si një fushë e cila po ndiqet në masë të madhe dhe kryesisht nga studiueset gra.
Në një hartë të publikuar nga studiuesi Reinhard Heinisch i Universitetit të Salzburgut në Austri, rezulton se Shqipëria kryeson listën e vendeve evropiane për gratë të cilat merren me kërkim shkencor.
Në Shqipëri, 52.1% e studiuesve janë gra, duke lënë pas dhe vendet e Evropës Perëndimore, ku kjo shifër varion midis 25 – 40% të numrit total të studiuesve.
Pas Shqipërisë, në vend të dytë renditet Letonia me 51%, Maqedonia e Veriut me 50.8% dhe Lituania me 50.7%. Interesant është fakti se vendet e Ballkanit, paraqiten si vendet me shifrat më pozitive përsa i përket pjesëmarrjes së studiueseve gra në kërkimin shkencor. Për më shumë, referojuni hartës së mëposhtme:

k.j

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.