Marjana, Babai e qelloi pas shpine ndersa vraponte
Babai dhe e bija varrosen në një varr
Marjana e vogël nuk donte të rrinte në bjeshkë me bagëtitë. Ajo ishte një gjeni në mësime, kishte pasion këngën dhe aktrimin. Por tanimë Marjana nuk jeton më. Babai i saj, Mirash Bregu, ia preu jetën në mes.
Vogëlushja ishte nisur bashkë me babain dhe dy vëllezërit e saj, Zefin dhe Marselin për në bjeshkët e Temalit. Aty të tre fëmijët kishin bërë plan të arratiseshin për tu kthyer në Bardhaj, në Shkodër, shkruan Panorama.