Me jep nje dore!
Nga Rudina Xhunga
Unë besoj te fjala. Fjala që ngacmon, që shtyn, që zgjon.
Por besoj më shumë te fjala që përsëritet.
Besoj se fjala është si vala që e mund shkëmbin. Përditë e nga pak. Pa u dorëzuar. Pa e lëshuar veten, kur dëgjon se Lime Dedaj u vra nga burri i saj. Ishte nëna e dy fëmijëve që e panë babain kur iu vrau nënën.









