Ndërron jetë autorja feministe Bell Hooks

Autorja e njohur feministe dhe aktiviste Bell Hooks ka vdekur në moshën 69-vjeçare, ka konfirmuar familja e saj. Ajo vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Kentaki “e rrethuar nga familja dhe miqtë e saj”, sipas një deklarate.
Hooks u konsiderua një udhërrëfyese brenda lëvizjes feministe ku botoi rreth 40 libra gjatë jetës së saj.
Emri i saj i vërtetë ishte Gloria Jean Watkins, por ajo adoptoi emrin e stërgjyshes së saj Bell Blair Hooks për shkrimin e saj.
Megjithatë, Hooks e vendosi qëllimisht emrin e saj me shkronja të vogla për të përqendruar vëmendjen te mesazhi i saj dhe jo te vetja. Ajo tha se donte që lexuesit të përqendroheshin në “substancën e librave, jo atë që jam unë”.
Hooks shkruante rregullisht për feminizmin, racizmin, kulturën, kapitalizmin, politikën, rolet gjinore, dashurinë dhe spiritualitetin.
Në veçanti, ajo shkroi se si raca, gjinia dhe klasa shoqërore e një personi ishin të ndërlidhura.
Mbesa e saj, Ebony Motley, postoi një deklaratë në Twitter duke konfirmuar lajmin për vdekjen e saj.
“Familja është e nderuar që Gloria mori çmime të shumta, nderime dhe famë ndërkombëtare për veprat e saj si një poete, autore, feministe, pedagoge, kritike kulturore dhe aktiviste sociale”, thuhet në deklaratë.
Hooks lindi më 25 shtator 1952 në Hopkinsville, Kentucky dhe ishte e katërta nga shtatë vëllezërit e motrat.
Ajo ndoqi shkolla të ndara në Christian County përpara se të vazhdonte në Universitetin Stanford në Kaliforni. Ajo fitoi një master në anglisht në Universitetin e Wisconsin dhe një doktoraturë në letërsi në Universitetin e Kalifornisë në Santa Cruz.
Libri i saj i parë, Ain’t I a Woman Gratë e Zeza dhe Feminizmi, u botua në 1981.
Hooks vazhdoi të nxirrte më shumë se 40 libra, duke filluar nga esetë dhe poezitë deri te librat për fëmijë.
Nga viti 2004, Hooks punoi si mësuese në Kolegjin Berea dhe në vitin 2010 shkolla hapi Institutin e Bell Hooks në Kolegjin Berea.
Ajo u emërua në Sallën e Shkrimtarëve tw Famshwm të Kentakit në 2018.
“Unë dua që puna ime të jetë rreth shërimit,” tha Hooks. “Unë jam një shkrimtare me fat, sepse çdo ditë të jetës sime praktikisht marr një letër, një telefonatë nga dikush që më tregon se si puna ime ka ndryshuar jetën e tyre.” Pas lajmit për vdekjen e saj, shoqja e Hooks Linda Strong-Leek tha. : “Ajo ishte një nga miqtë e mi më të dashur dhe bota është një vend më i vogël sot pa të.”
Shkrimtarja amerikane me shitjet më të mëdha të librave, Roxane Gay, shkroi në Twitter: “Oh zemra ime. bell hooks. U preftë në paqe. Humbja e saj është e pallogaritshme”. / Agon Rexhepi
Burimi: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-59672683