Ngacmimet seksuale, filmi i nje studenteje ne Belgjike shkakton furtune
Kur Sofie Peeters u vendos në Bruksel për të studiuar për Film e gjeti veten të konfrontuar me një problem pothuajse çdo herë që dilte nga shtëpia.Teksa ecte në lagjen e saj, një distrikt i përzjerë, kryesisht me njerëz të klasës së mesme, pothuajse çdo herë ose i mjaullinin, ose i fishkëllenin ose e thërrisnin me nofka, apo e shoqëronin me pyetjen “sa kushton?”. E lodhur duke pyetur veten në ishte faji i veshjes së saj, ajo vendosi që provimin e fund-vitit ta kalonte me një film rreth kësaj çështje. U pajis me kamera të fshehtë dhe nisi të rregjistronte të gjitha ngacmimet nëpër rrugë.