Një kërkim i realizuar nga një organizatë për të drejtat e njeriut, pranë Amnesty International arriti në konkluzionin se poitikanet dhe gazetaret gra abuzohen çdo 30 sekonda në platformat sociale.
Vetëm gjatë vitit të kaluar më shumë se 1 milionë tweet-e abuzive iu drejtuan gazetareve të mirënjohura dhe politikaneve gra në Twitter. Ky është studimi më i gjerë i realizuar ndonjëherë për abuzimin online me bazë gjinore, ku gratë me ngjyrë janë më vulnerabël ndaj dhunës online.
Fatmirësisht një studim i tillë i realizuar prej Amnesty International do të nxisi masa parandaluese si dhe do të përpilohen strategji për mënyrën se si trajtojmë dhunën online, në mënyrë që të mbrojmë gratë në sferën dixhitale.
Ky studim u realizua nga organizata ndërkombëtare “Amnesty International” dhe “Element AI” që analizuan rreth 300.000 tweet-e nga 2017. Kërkuesit studiuan me kujdes llojet e abuzimeve me bazë racore, seksualitetin dhe identitetin gjinor. Nga leximi i të dhënave doli në pah se gratë me ngjyrë janë dyfish më të predispozuara të jenë viktima të gjuhës së urrejtjes online.
Një prej grave më të sulmuara është Diane Abbott, e cila u sulmua më shumë se çdo grua britanike në 2017. Ajo është target i rreth 30.000 postimeve në Twitter me gjuhë urrejtje, brenda një viti. “Tanimë kemi të dhëna ku mund të bazohemi për të treguar gjendjen alarmante në Twitter, një platformë sociale që është kthyer në një vend ku misogjinia, racizmi dhe homofobia lulëzojnë pa kontroll” u shpreh njëri prej kërkuesve të studimit./k.m/
Burimi: NewsMavens