Qe ne 1923 lobohej qe grate shqiptare te kishin te drejten e votes
Shoqëria civile duhet të ushtrojë më tepër presion ndaj klasës politike për anagzhimin më të madh të gruas në strukturat vendimarrëse politike.
Ky ka qenë mesazhi që ka dhënë shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, gjatë punimeve të konferencës “1990+20- Lëvizja e gruas – Arritje, Sfida, Rruga përpara”. Duke iu drejtuar grave të pranishmë në këtë tryezë, Sequi apeloi që gratë të dinë të tregojnë rolin e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri.