Si paratë “e pista” nga SHBA po synojnë të cënojnë feminizmin

“Spiked” është emri i një reviste britanike, e cila ka për pikësynim mbrojtjen e lirisë së fjalës. Por së fundmi një raport investigativ ka nxjerrë në pah anën e errët të këtij mediumi. Tanimë janë shtruar një sërë pyetjesh se si lufta kundër gjuhës së urrejtjes përputhet me qëllimin e një lëvizjeje të ekstremit të djathtë nga SHBA.
Lexuesit jashtë Britanisë së Madhe mbase mund të mos jenë familjarë me punën e revistës. E vetë-cilësuar si një website që ka për qëllim të ndryshojë botën si dhe të raportojë objektivisht rreth saj, ky website ka për qëllim ti dedikohet humanizmit, demokracisë dhe lirisë.
Duke lexuar këtë të fundit, lind natyrshëm ideja se kjo revistë është pro feminizmit, një lëvizje që promovon më shumë liri dhe demokraci për gratë, duke iu bashkuar lëvizjes anti-racore dhe asaj për LGBTI+ për një shoqëri më të drejtë.
Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të artikujve nën kategorinë feminizëm, në website u pa se përgjatë periudhës 31 gusht 2018 dhe 10 janar 2019 kishte një portretizim interesant të lëvizjes feministe. Rreth 20 artikuj kishin për tematikë çështje nga SHBA, përgjithësisht të lidhura me lëvizjen #MeToo.
Rreth 23 artikuj fokusoheshin në aktualitetin britanik. Shumica eksploronin kontroversitetin rreth të drejtave të transgjinoreve dhe reformës së lidhur me Njohjen e Identitetit Gjinor. Në këto artikuj, “Spiked” mbajti një qëndrim anti-demokrat, pro-Brexit. Ata sulmuan politikanë të ekstremit të majtë si dhe u vu re mbështetja për figura që përdorin gjuhën e urrejtjes dhe artikuj shtrembërues për gratë dhe komunitetin LGBTI+.
Gjithsesi, një investigim I realizuar prej gazetarit britanik George Monbiot tregoi se si revista “Spiked” ka tërhequr vëmendjen e bilionerëve nga ekstremi i djathtë, të cilësuar si vëllezërit Koch. Në këtë shkrim investigativ, Monbiot paralajmëron se “Paratë e pista janë një rrezik për demokracinë dhe përfaqëson një investim mbi të influencarit të publikut përmes medias. Kjo metodë lejon persona të pasur dhe korporata të influencojnë politikën në mënyrë indirekte”.
Bashk-pronarët e industrive Koch, Charles G. Koch dhe David H. Koch zotërojnë pasuri të mëdha: një seri biznesesh private të rafinerive të naftës, tregtarë si dhe firma të tjera. Investigimi nxorri në pah se si website-i hyn në listën e organizatave të financuara prej vëllezërve Koch që kapin shifrat e 600.000 dollarëve amerikanë me pikësynim nxitjen e debatit publik rreth lirisë së fjalës dhe të shtypit. Këto para alokohen si pjesë e fondacionit Charles Koch, në skemën e fondeve për bamirësi. Programi quhet “Toleration and Free Speech Program”./k.m/
Burimi: NewsMavens