Xheni Karaj apelon per perfshirjen me shume te komunitetit te lezbikeve ne levizjen e gruas
Gjatë konferencës “100 vjet histori e gruas” që po zhvillohet në Tiranë për të debatuar mbi arritjet por edhe sfidat e lëvizjes së gruas në 100 vjetorin e pavarësisë, ka ndërhyrë edhe Xheni Karaj, aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT.
Ajo pohoi se lëvizja e gruas në Shqipëri ka ndihmuar dhe ka kontribuar edhe për mbështetjen dhe zhvillimin e të drejtave të komunitetit LGBT, ndërsa theksoi që në të ardhmen është shumë e rëndësishme të diskutohen në konferenca të tilla dhe problemet që hasin femrat lesbike në Shqipëri.