“Banalisti” shpeton qengjat nga Sali Berisha
Kolona e njohur e humorit “Banalisti” e Fisnik Ismalit, artistit të njohur nga Kosova ka vënë në qendër të vëmendjes sot qengjat që rrezikohen nga Sali Berisha për festën e pavarësisë. Kolona Banalisti përveç karikaturave shumë të arrira të Fisit, shoqërohet dhe me batuta të tij rreth subjektit. Ja disa që kanë shoqëruar karikaturën e mësipërme.
RRUFE: Pas deklaratës së fundit të Sali Berishës për festimet e 100 vjetorit, qengjat e Shqipërisë nisin shpërngulje masive në shtetet fqinje. Pritet kaos rajonal.
RRUFE: Pas deklaratës së Sali Berishës se do hahen qengjat me shumicë për festë, një numër shumë i madh qytetarësh lëshojnë vendin, duke u ndjerë të rrezikuar.