Nje apel per qytetaret: kerkojini shoferit te taksise qe te perdore taksimetrin, eshte me leverdi!
Transporti me taksi në Tiranë është një ndër më të shtrenjtët në të gjithë rajonin e Ballkanit, por së fundmi disa taksi në kryeqytet kanë nisur të përdorin taksimetrin dhe rezulton se qytetarët mund të paguajnë shumë më pak nëse insistojnë që cmimi të matet përmes taksimetrit.
Historia-ime.com bëri një test të thjeshtë për të vërtetuar këtë fakt, duke përdorur tre taksi të ndryshme.
Taksia e parë që morëm e kishte të instaluar taksimetrin por nuk e përdorte. Ne udhëtuam nga zona e Ish-Ekspozitës deri tek gjimnazi “Partizani”. Paguam 400 lekë pasi për çudi nuk kishte fare trafik.