Diplome? Merre dhe fute… ne sirtar!
116292 |
Studentë janë regjistruar në Universitet për vitin shkollor 2009-2010 (rreth 16% të regjistruar më shumë në vitin 2011/2012) |
52162 | Meshkuj |
64130 | Femra |
95449 | Në universitete publike |
41419 | Meshkuj |
54030 | Femra |
20843 | Në universitete jo publike |
10743 | Meshkuj |
10100 | Femra |
5515 | Universiteti jo publik me numrin më të lartë të studentëve është universiteti Kristal me 5515 Studentë. |
Kur mendova të ulesha e të beja një shkrim për një student, në mendje kishte dy alternativa: ose do shkruaja për atë studentin më të mirë të shkollës, atë që i ka të gjitha notat 10 dhe që ulet gjithmonë në bankë të pare, ose do shkruaja për një nga ata studentë të cilët shpesh herë nuk arrijnë të diplomohen në kohë për shkak të angazhimeve të ndryshme.
Përfundimisht thash se duhet të flas pak për veten.
Jam 22 vjeç dhe duhet të isha diplomuar dy vite më parë. Kam mbaruar gjimnazin në vitin 2008 dhe jam akoma në vit të 3-të fakultet. Arsyeja e këtij të themi “dështimi” (siç do ta quanin disa) është sepse nuk e dija se çfarë doja dhe vendosa të eksperimentoj.
Studiova një vit jashtë shqipërisë. Nuk bënte për mua dhe e lash, u ktheva të studioja këtu. Studiova një vit Inxhinjeri Mekanike (atë që kisha si zgjedhje të parë në maturë), as kjo nuk bënte për mua dhe hoqa dore edhe nga kjo. Inxhinjerinë e zgjodha sepse dëshira më e madhe e babait tim është që unë të bëhem inxhinjer. Po mire, ja po bëj si po bëj e po e mbaroj një shkollë që nuk më pëlqen. Po pastaj…? Do më duhet të bëj gjithë jetën një punë që nuk me pëlqen e që me shumë gjasa nuk do më pëlqejë kurrë! Gjithnjë nëse do gjeja punë.
Si përfundim zgjodha vetë dhe fillova të bëj Menaxhim Biznesi. Po, Menaxhim Biznesi si të gjithë, jemi bërë të gjithë menaxherë e jurista (juridiksa do thoshte Mariana Kondi) këto vitet e fundit.
Gjatë vitit që studioja Inxhinjeri fillova të shkoja në një firmë të vogël private ku rrija gjithë kohën me ekonomistin e firmës e mësoja nga ai. Ishte një eksperiencë shpesh herë e lodhshme për shkak se njëkohësisht më duhej të frekuentoja dhe leksionet e seminaret (nuk e kisha vendosur akoma që do e lija atë shkollë), por edhe vitin që vijoji, kur fillova të studioja Menaxhim, nuk hoqa dorë nga angazhimi në firmën që përmenda. Madje fillova të punoja dhe me rrogë e gjithashtu të merrja pjesë në çdo trajnim të mundshëm.
Fakti që më duhej të punoja dhe gjithashtu të frekuentoja shumë trajnime më pengoi jo pak me fakultetin, madje kam akoma provime të mbartura e lëndë të mbetura për frekuentim nga vitet e kaluara, por une e shikoj kështu:
Jam ende i padiplomuar, (dy vite me vonese) dhe kam një punë të mirë për të cilën jam munduar shumë. Jam ende i padiplomuar por gjatë këtyre viteve kam ndërtuar një CV dhe një eksperiencë në tregun e punës që ditën që do diplomohem do të më shërbejnë shumë më tepër se diploma të cilën e pres me padurim me qëllimin e vetëm që ta vendos në një kornizë të bukur e ta var diku në mur.
Te dhenat statistikore jane marre nga INSTAT