Festa e Birres dhe Alo 129
Fundin e festës së birrës u detyrova ta shikoja i vetëm pasi personat që kishin ardhur me mua nga Tirana ishin shumë të lodhur nga rruga për të rezistuar deri ne fund. Policia ishte gjatë gjithë kohës në terren dhe festa nuk pati asnjë incident, madje edhe prezantuesja e festivalit i përshëndeti forcat e policisë për këtë fakt. Pasi vuri re që isha vetëm dhe që kisha mjaftueshëm të holla me vete për të pirë akoma, një burre rreth moshës 35 vjeçare u afrua tek unë dhe filloi të më bënte muhabet pa lidhje deri sa doli në temë: më kërkoi ta qërasja me një birrë. Dukeqënëse mu duk se nuk ishte vetëm i dehur por kishte edhe probleme mendore pranova dhe e qërasa me një birrë.