Leter e nje lexuesi: Ujesjellesi po na faturon dhe per ujerat e zeza?!
Në adrese te medias online Respublica ka ardhur sot një letër e nënshkruar nga qytetari me emrin Nazmi Qamili, Tiranë e që ka të bëjë pikërisht me temën e ujit (ne foto drejtori i Ujesjellesit, z. Sahit Dollapi) dhe që ngre pyetjen: “Po na faturohet edhe jashtëqitja?”. Shkruhet në letër:
“Lexova me vëmendje një shkrim me titull “Tarifa e Pastrimit futet tek Fatura e ujit”. Do të doja të shfaqja edhe unë disa mendime. Edhe mua fatura e ujit për Janarin më ka ardhur mjaft e kripur: plot 1600 lekë megjithëse në shtëpi jemi vetëm dy persona.