Deputetja qe kultivon droge ne shtepi
Rita Bernardini thuajse çdo ditë poston në Facebook foto të tre bimeve që tashmë janë bërë shumë popullore në internet. Janë të shumta komentet dhe sugjerimet që ajo merr për mënyrën se si të kujdeset për këto bimë. “Disa prej sugjerimeve janë shumë efektive, – pohon eksponentja e radikalëve – në fillim i mbaja brenda në shtëpi, por pastaj më sugjeruan ti kaloja në ballkon dhe ashtu bëra. Pastaj më mesuan edhe si t’i trajtoj me azot. Rezultate të shkëlqyera!” Një gjest “ekstrem” nga Bernardini me qëllim social.