“Doktor Kasapi” vazhdon perpara, shkruan Corriere della Sera
Gazeta prestigjioze italiane, Corriere della Sera, i ka kushtuar një shkrim nismës së kryeministrit Berisha, për të therur 1000 qengja dhe 1000 desh për 100-vjetorin e Pavarësisë.
“Kamioni i parë mbërriti tre ditë më parë. Dhjetëra qengja dhe dele janë shkarkuar në një zonë në periferi të Tiranës. Të mërkurën, sipas programit zyrtar, ata do të dërgohen në “Sheshin Italia”, në zemrën e kryeqytetit shqiptar, për t’u therur dhe gatuar dhe për t’iu shpërndarë mijëra njerëzve në dy tavolina të gjata 200 metra.