Nese nje dite interneti do te prishej, cilat do te ishin pasojat?
Historia Ime është një portal që mbështetet në përvojën e shumë aktivistëve për të drejtat e njeriut në të gjithë botën: edukimin e shoqërisë edhe përmes internetit. Në faqen tonë zyrtare në Facebook, një lexuese pyeste se ccfarë lidhje mund të kenë lajme pa një lidhje direkte me të drejtat e njeriut, në një portal lajmesh që synon pikërisht këtë: të botojë në mënyrë të pavarur lajme, informacione dhe opinione rreth të drejtave të njeriut. Një pyetje e tillë do të mund të bëhej dhe për lajmin më poshtë. Por ne besojmë se të paktën 3 vitet e fundit lëvizja për të drejtat e njeriut në Shqipëri ka marrë një hov të madh pikërisht sepse interneti na ofron tashmë mundësi të reja. Në këtë kënvështrim, ju ofrojmë të lexoni një skenar tjetër: Po sikur mos ishte interneti?