Pushtimi fillon nga syte?
Sulejmani i Madhërishëm, Ezel, Shamikuqja…vështirë të gjesh familje shqiptare që nuk është sinkronizuar të paktën njëherë në frekuencat e telenovelave turke. Fenomeni tashmë ka pushtuar tregun shqiptar dhe është përbërësi kryesor i të ashtuquajturit “soft-power”. Influenca turke në Shqipëri është një realitet kulturor dhe ekonomik: ky është fakt i padiskutueshëm.