Si superheronjte e filmave fantastiko-shkencore qe shikojne pas mureve
Studiuesit e Universitetit Teknik të Ilmenaut kanë ndërtuar një mur me tulla. Para tij ka një stativ. Mbi stativ ka tri hinka metalike me madhësinë e dorës. Ato janë vendosur në një vijë horizontale me rreth njëzet centimetra distancë nga njëra-tjetra. Hapjet e hinkave janë drejtuar ndaj murit – ato janë antenat e një radari me spektër të gjerë. Studiuesi Rudolf Zetik është në gjendje që me anë të kësaj pajisje të shikojë përmes murit.