42 vjet me pare ne Bolonja
Më 2 gusht 1980, në orën 10.25, një bombë shpërtheu në hollin e klasit të dytë të stacionit të trenit në Bolonja. Shpërthimi i dhunshëm shkaktoi kolapsin total të strukturave mbi ambientet e pritjes së klasit të parë dhe të dytë. Shpërthimi dëmtoi edhe trenin Ancona-Chiasso që sapo ishte ndalur në platformën e parë. Shpërthimi i shkaktuar nga tritoli i mori jetën 85 personave dhe plagosi mbi 200 të tjerë të cilët vinin nga 50 qytete të ndryshme nga Italia dhe nga jashtë saj.