(FOTO+VIDEO) Sulmet ajrore ne Gaza vrasin edhe femije
Të paktën 18 persona kanë vdekur në Rripin e Gazës pasi forcat izraelitë kanë vazhduar sulmet ajrore që kanë për qëllim të ndalojnë sulmet me raketa mbi Izrael.
Më shumë se 90 palestinezë dhe 3 izraelitë kanë gjetur vdekjen që kur ka nisur të mërkurën operacioni ‘Shtylla e Mbrojtjes’.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm, ndërkohë që ai është bërë gati për tu bashkuar me bisedimet për këtë çështje në Egjipt.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se është gati për të zgjeruar operacionin, pasi Izraeli ka autorizuar mobilizimin e 75 mijë rezervistëve.
Ndërkohë presidenti egjiptian Mohammed Mursi thotë se një pushtim tokësor i Izraelit do ketë pasoja serioze dhe se Egjipti nuk do e pranojë kurrë një gjë të tillë.
Mediat raportojnë se sulmet izraelite kanë vrarë së paku 11 anëtarë të një familje në Rripin e Gazës.
Raketa goditi një banesë dykatëshe, duke lënë të vdekur katër fëmijë e pesë gra, përfshirë një 80 vjeçare.
Thuhet se synimi ishin disa drejtues të Hamas, por në Gaza thonë se në atë familje kishte vetëm civilë.
Perëndimi, përfshi SHBA, deklaron se Hamasi ka përgjegjësinë kryesore për nisjen e konfliktit. Presidenti amerikan insiston se Izraeli ka të drejtën për të mbrojtur veten nga raketat.
Ushtria izraelite vazhdon nga ana e saj propagandën në internet, duke publikuar video, ku shihet duke u goditur një qendër komunikimi e Hamas, e ndodhur mbi majën e një godine civile.