Apliko për shkollën verore 2022

Afati i fundit për aplikim: 20 qershor 2022
Vendi: Pogradec
“Historia Ime”, shpall të hapur aplikimin për shkollën verore “Historia Ime Summer School #StoryTelling”.
Këtë vit shkolla verore zhvillohet në periudhën 21– 24 Qershor 2022 në qytetin e Pogradecit.
Kush mund të aplikojë?
Nëse je aktivist i komunitetit LGBTI+, në qoftë se aktivizohesh në jetën publike të qytetit ku jeton dhe ke dëshirë për të mësuar mbi #StoryTelling dhe se si ne e formësojmë realitetin përmes rrëfimit, atëherë apliko tani.
Rrëfimi apo Storytelling nuk është vetëm mënyra si ne komunikojmë me njëri tjetrin. Ajo është mënyra si ne i japim kuptim realitetit tonë. Eshtë përmes fjalëve dhe rrëfimit që ne e ndërtojmë realitetin. Në këtë shkollë ne do mësojmë për mundësitë e jashtëzakonshme që format narrative dhe dixhitale të rrëfimit (digital storytelling) ofrojnë për aktivizmin qytetar dhe se si ato mund të ndryshojnë narrativat që pastaj përmes tyre të ndryshojnë jetët e komuniteteve tona.
Aplikimi është i hapur për të rinj mbi 18-vjeç nga e gjithë Shqipëria që identifikohen si LGBTQ+ ose si aleatë të tyre.
Si mund të aplikosh?
Për të marrë pjesë në shkollën “Historia Ime Summer School #StoryTelling”, aplikoni deri në 15 qershor duke dërguar:
- Të dhënat tuaja; emër, mbiemër, qyteti, nr.telefoni, dhe puna që bëni aktualisht ( nëse jeni në marrëdhënie pune)
- Letër Motivimi.
-Aplikimet dërgohen në adresën e e-mailit: [email protected]
Fituesit do të njoftohen me datën 20 qershor 2022.
Në shkollën verore “Historia Ime Summer School #StoryTelling” do të ligjërojnë në mënyrë teorike dhe praktike, profesionistë të fushës, dhe trajnerë që merren çdo ditë me #StoryTelling
* Çdo aplikim do të jetë anonim dhe do të shqyrtohet vetëm nga stafi i Historia Ime.
*Historia Ime do të mbulojë shpenzimet e Transportit, Akomodimit dhe Ushqimit për të gjitha ditët e shkollës verore.
* Në fund të shkollës, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata!
Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Europian dhe Agence Française de Développement- AFD