HIV/AIDS PËRMES SHIFRAVE NË SHQIPËRI!

91 persona janë diagnostikuar me HIV/AIDS në vendin tonë vetëm gjatë viti 2021.
Të dhenat u publikuan në Ditën Botërore kundër Hiv/Aids në Tiranë nga Programi kombëtar i HIV/AIDS.
Nga 91 personat e diagnistikuar me HIV në Shqipëri, 65 prej tyre ajnë meshkuj ndërsa vetëm 26 janë femra.
Nga të dhënat 1 personat ka qenë nën moshën 15 vjeç, ndërsa 8 prej tyre kanë qenë nga 16 deri në 24 vjeç.
Gjithashtu në vendin tonë gjatë vitit 2021 ka pasur edhe 10 humbje jete nga HIV-i.
Referuar të njëjta të dhënave, në Shqipëri që nga viti 1993 deri më sot janë konfirmuar me virusin HIV/AIDS 1493 persona, nga këto 1076 meshkuj dhe 417 femra. Gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 294 persona.
Që nga viti 1993 në Shqipëri me HIV janë diagniostikuar 47 fëmijë nën moshën 15 vjeç.
Sipas të dhënave HIV/AIDS është shpërndarë në vendin tonë në 82.6 për qind të rasteve nga marrëdhëniet heteroseksuale, ndërsa 11.6 për qind përmes marrëdhënieve homoseksuale dhe bsieksuale./ HistoriaIme