Kur drejtësia e shteti dështojnë/ Burri vret gruan në derë të gjykatës

Gratë vijojnë të vriten në vendin tonë.
Këtë herë jo në mes të katër mureve të shtëpisë, as në një rrugicë lagjeje, por në derën e gjykatës së Elbasanit.
Koço Buzo ka vrarë bashkëshorten Luljeta Buzo 54-vjeç të enjten.
Koço Buzo ishte marrë i pandehur për akuzën e “Dhunës në familje”. Çeshtja gjyqësore ditën e sotme ishte për diskutim në seancë paraprake, ku gjyqtarja e çështjes Miranda Çekrezi, ka thirrur palët për tu ballafaquar në gjyq.
Për shkak të mos paraqitjes së të pandehurit Koço Buzo, i cili në gjykimin e sotëm përfaqësohej nga avokati Fatmir Lushi, gjyqtarja Çekrezi ka shtyrë seancën gjyqësore për tu zhvilluar në datën 14 maj 2021.
Koço Buzo, rreth 58 vjeç, ka qëlluar me armë, kallashinikov drejt bashkëshortes së tij, Liljana Buzo rreth 54 vjeç pak metra jashtë godinës së gjykatës.
Ky është rasti tipik i dështimit të shtetit, të policisë, të gjykatave, dështimi i shtetit të së drejtës. Kur një grua vritet në derë të gjykatës, çfarë mund të ndodhë në një fshat të largët, a në periferi qyteti?!/Historiaime