Liber Kujtimi i Kosoves: Viktimat e luftes nuk jane thjeshte numra!
Njerëzit t’i kujtojnë njerëzit
Libër Kujtimi i Kosovës është një përmendore e viktimave të krimeve të luftës, njerëzve që kanë rënë gjatë luftimeve dhe atyre të cilët në mënyrë të dhunshme janë zhdukur gjatë vitit 1998 në Kosovë.
Kjo përmendore është e gjallë por e pashkatërrueshme. Thirrja që t’i dilet përballë, të lexohet çdo emër, që të dihet kush janë këta njerëz, si kanë rënë dhe që njerëzit t’i kujtojnë njerëzit. Me kalimin e kohës Libër Kujtimi i Kosovës do të bëhet dëshmitari më i besueshëm i të kaluarës jo të largët.