Ne kujtim te Elvis Presley
Ambasada e SHBA na kujton sot nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook se sot është 35 vjetori i vdekjes së Elvis Presley-t. Në nder të tij, Arkiva Kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka publikuar dokumente dhe foto nga takimi i tij me Presidentin Nixon, i mbajtur në 21 Dhjetor, 1970. Gjithçka nisi me një letër që Elvis i shkroi Presidentit, ku deklaronte “Zotëri, unë mund dhe do jem në shërbimi tuaj në çdo mënyrë të mundshme për të ndihmuar vendin. Unë nuk kam asnjë shqetësim apo arsye tjetër, veçse të ndihmoj vendin tim.” Shihni më poshtë letrën origjinale të Elvisit, foto nga takimi dhe letrën e falenderimit të Presidentit Nixon.