Paragraph 175
Ky film që po ju propozojmë, është në fakt një prodhim i një studenti dhe jo një dokumentar i mirëmenduar nga struktura që prodhojnë, apo “konservojnë” historinë! Studiesi i ri, autor i këtij dokumentari identifikoi të gjithë ata meshkuj homoseksualë të cilët u internuan gjatë nazismit në kampe përqëndrimi dhe i vizitoi në ditët e sotme, teksa ishin mbi 90 vjeç… Ndiqni dëshmitë unikale të tyre.